Celebrities Gossip Showbiz

Pasoja negative të famës, rrëfehet aktorja Zendaya!

Aktorja e njohur Zendaya në një intervistë të fundit me ‘Elle’ ka treguar për xhirimet e filmit të saj të ri “Challengers” dhe se si përvoja e bëri të kuptonte pasoja negative të famës.

Pas Spider-Man-it të fundit dhe sezonit të fundit të ‘Euphoria’, pati një ndryshim visceral. Më parë, mund të ikja në vende. Por në Boston, përfundoj duke shkuar menjëherë në shtëpi, sepse ishte vërtet tepër stimuluese. Të gjithë dilnin në një bar dhe unë thosha: ‘Do të doja, por mendoj se mund t’ua prish natën të gjithëve. Sepse thjesht nuk do të jetë argëtuese sapo të jem atje.’

Ajo kujtoi se kohët e fundit ishte në një dyqan për të marrë një jastëk dhe u fotografua nga klientët. “Thashë: “O Zot, pse? E shihni se jam e tronditur,”-tha ajo. Gjatë një udhëtimi të fundit në Itali, bukuroshja tregoi se ishte me qenin e saj dhe kishte frikë se e fotografonin.

Më duhej të merrja qenin dhe po thoja: ‘O Zot, të lutem, mos më bëj një foto teksa nxjerr qenin për të kryer nevojat e tij. Unë kam kontroll mbi atë që zgjedh të ndaj. Ka të bëjë me mbrojtjen e paqes dhe t’i lejosh gjërat të jenë të tuat, por gjithashtu të mos kesh frikë të ekzistosh. Nuk mund të fshihesh. As kjo nuk është argëtuese.

Ndërkaq, rikujtojmë se “Challengers” fillimisht ishte planifikuar të dilte këtë vjeshtë, por është shtyrë për në prill 2024 në mes të grevës së aktorëve në SHBA.