Lifestyle

Paskemi qenë duke i larë xhinset gabim gjithë këtë kohë! Ju tregojmë mënyrën e duhur!

Sa shpesh i lani xhinset tuaja? Në fakt, kjo pyetje ka krijuar gjithmonë një debat se sa shpesh duhet t’i vendosni në lavatriçe. Por, a e dini se në të vërtetë nuk duhet t’i lani ato në këtë mënyrë?

Sipas një eksperti, nëse doni të kujdeseni për xhinset e shtrenjta, nuk duhet t’i vendosni në lavatriçe. David Zakwan ndau një video në TikTok duke thënë se duhet të lani xhinset tuaja me dorë.

Shumë njerëz nuk e dinë që xhinset tuaja nuk duhet të futen në lavatriçe. Sidomos nëse i keni të shtrenjta. Kështu që, unë do t’ju tregoj se si t’i lani ato me dorë. Mbushni një kovë me ujë dhe vendosni detergjentin tuaj, që mund të jetë një kapsulë. Përpara se t’i hidhni xhinset siguroni që t’i keni zbrazur xhepat dhe ktheni pantallonat mbrapsht.

Zakwan shton se nuk keni nevojë t’i fërkoni xhinset, thjesht mund t’i tundni ato, pasi fërkimi mund të dëmtojë materialin. Mbani xhinset për 15 minuta nën detergjent dhe në fund shpëlajini ato me ujë.

@davidzakwan

Don’t ruin your favourite pair of jeans #fyp #jeans #cleaning

♬ original sound – David Zakwan ✖️