Big Brother Radio Celebrities Gossip Showbiz

Pasi vendosi të dilte nga shtëpia e “BBV”, ekskluzivisht për TAR reagon për herë të parë Bledi Mane!

Sot i ftuar në emisionin “Big Brother Radio” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë ish-banori i shtëpisë së “BBV”, Bledi Mane. Ai ka treguar gjithçka rreth vendimit që mori mbrëmjen e djeshme për t’u larguar në këtë pikë të lojës. Por pse e mori gazetari këtë vendim?

Unë para dy vitesh kam qenë i mbërthyer nga veset, si duhani dhe alkooli dhe shpeshherë limitet e alkoolit më kanë prishur punë madje që nga dokumentat e Anglisë, një pjesë e burgosjes, marrëdhënies me njerëzit dhe aty në shtëpi dy javët e para dhe të fundit që isha tundohesha nga pijet që ishin vërdallë. Në një shtëpi ku nuk ke internet, telefon, televizor, libra dhe ke të njëjtit banorë me të njëjtat debate ti e krijon një lloj varësie me diçka që ta mbash veten më në formë. Kështu që isha në kufirin e fillimit të alkoolit dhe të degjeneroj edhe veten edhe lojën apo të mbetesha me atë shijen e mirë dhe të largohem sepse edhe kushtet e shtëpisë ta impononin një lloj varësie dhe unë e di veten time. 

Pra Bledi këtë veprim e ka bërë për veten e tij në radhë të parë, jo për Kiarën?!

Një nga arsyet është edhe Kiara, por gjithmonë zgjedhimi i foljes fillon nga: unë jam, ti je…
Megjithatë më besoni se Kiara duhet edhe dy javë në atë shtëpi sepse Luizi është treguar agresiv me planin A nëse largohej Kiara dhe planin B nëse largohej Bledi. Kiara është një lloj spirance, një lloj katalizatori sepse Luizi është agresiv, natyrisht nuk e gjykoj dashurinë, por ai e ka Kiarën një jastëk ku mbështet kokën dhe gjen atë paqen që aq shumë duhet në atë shtëpi. Luizi pa Kiarën sonte do të ishte nuk e di ndoshta do të kishte dalë gjysma e banorëve jo vetëm Valbona.