Buta është një ndër reperët që njihet për stilin e tij tepër të veçantë dhe padyshim që këngët e tij vetëm brenda pak ditësh numërojnë miliona klikime. Jetën private reperi është siguruar ta mbaj gjithmonë shumë private dhe nuk bëhet thuajse kurrë pjesë e portaleve për thashetheme apo skandale. Mirëpo, nga mbrëmja e djeshme i gjithë rrjeti është trazuar pasi vëllai i tij ka vrarë ish-mikun e ngushtë të artistit, 30 vjeçarin Gazmend Hyseni, i njohur me nofkën Strella.
Pasi dyshja kishin një miqësi të ngushtë me njëri-tjetrin prej vitesh, kohëve të fundit kishin nisur mosmarrëveshjet ku dhe dyshohet se para një muaji reperit Buta i është djegur makina tipi “Audi”, vlera e të cilës ishte 70 mijë euro. Kjo dhe arsye të tjera të cilat nuk bëhen të ditura e çuan vëllain e artistit, Qëndrimin të vriste 30-vjeçarin. Nga kjo ngjarje edhe ky i fundit mbeti i plagosur nga Policia e Ferizajit.
Mirëpo, viktima duket se ka qenë një mik shumë i mirë i Feros, teksa nuk ka munguar një reagim nga reperi. Ai nuk ka zgjedhur të flasë fare për ngjarjen, por vetëm ka bërë një shkrim të shkurtër për të ndjerin me anë të një Instastory me një foto ku shfaqet krah tij.
Allahu në xhenet vëlla
Vitin e kaluar në shtator, Buta me anë të një karuseli fotografish tregoi se i dha fund beqarisë dhe tanimë është lumturisht i martuar me partneren e tij Tringën. Që prej asaj kohe, dyshja nuk kanë ngurruar të postojnë në rrjete sociale me njëri- tjetrin edhe pse nuk janë shumë të shpeshta.