Për herë të parë ajo konfirmoi zërat se mes saj dhe ish-konkurrentit nga Maqedonia, Arsimit, kishte diçka më shumë sesa thjesht një raport miqsor në “Live From Tirana”. Pak pas kësaj lidhja e dyshes së famshme të “Për’puthen” u konfirmua zyrtarisht kur Ana postoi videon e djalit të vogël të Arsimit i cili i thoshte se e donte shumë.
Megjithatë, Ana 1 e “Për’puthen” siç e quajnë fansat, është mjaft konfuze për ndjenjat e saj. E pyetur nga një fans në Instagram nëse ajo është e dashuruar, bukuroshja i është përgjigjur me fjalët;
Të tregohem e sinqertë nuk e di. Ndoshta…ose po. Jam pak konfuze dhe besoj kam të drejtë.
Çfarë po ndodh mos ndoshta kemi një tjetër ndarje?! Teksa këtë pritet ta zbulojmë në vijim dyshja e shumëpërfolur, ju mund të ndiqni intervistën e Ana Lleshit në Top Albania Radio.