Së fundmi, bashkëshorti i Halyna Hutchins ka kritikuar vendimin për të publikuar pamjet e incidentit që la të vdekur gruan e tij. Halyna u qëllua për vdekje nga një armë që mbante aktori Alec Baldwin teksa po provonte një skenë për filmin “Rust”. Bashkëshorti i kineastes së ndjerës, Matthew Hutchins ka kritikuar vendimin e policisë për të publikuar video nga momentet para dhe pas ngjarjes së tmerrshme.
Në pamjet e publikuara shihet aktori Alec duke pyetur për gjendjen e saj, si dhe pamjet shqetësuese që tregojnë mjekët që luftojnë për të shpëtuar Halyna-n pas të shtënave, të cilat lanë edhe regjisorin e filmit Joel Souza me lëndime.
Sipas ‘TMZ’, avokati i Matthew, Brian Panish, i dërgoi një email të zemëruar Sherifit Adan Mendoza lidhur me vendimin për të ndarë klipet, duke thënë se ai shkeli dinjitetin dhe privatësinë e tyre. Panish gjithashtu vë në dukje se shpërndarja e pamjeve mund të shkaktojë dëm të pariparueshëm si për Matthew ashtu edhe për djalin e tyre 9-vjeçar Andros.
Sjellim në vëmendje se produksioni i filmit “Rust”, “LLC”, është gjobitur me mbi 136 mijë dollarë nga “Occupational Safety and Health Administration”, disa muaj pasi kineastja Halyna Hutchins u qëllua për vdekje. Në një raport të ri, zyrtarët e sigurisë thanë se kompania tregoi indiferencë të qartë ndaj rreziqeve të njohura që lidhen me përdorimin e armëve të zjarrit në set, që rezultuan në një fatalitet, lëndim të rëndë dhe kushte të pasigurta pune.
Ndërkaq, Alec Baldwin dhe partnerja e tij, Hilaria njoftuan muajin e kaluar se do të bëhen prindër për herë të 7 së bashku. Alec, më në fund, sqaroi të gjithë ata që vazhdojnë ta pyesin pse ai dhe bashkëshortja Hilaria vazhdojnë të bëjnë fëmijë.