Miliarderja Kylie Jenner u kritikua së fundmi për fotot e saj të fundit laboratorike, që disa ndjekës i quajtën si “johigjienike”. Pas kritikave të shumta online, sidomos nga zhvilluesi i kozmetikës Kevin James Bennett, Kylie ka reaguar duke e akuzuar atë për “përhapje të informacionit të rremë”. 24-vjeçarja reagoi në komentet e postimit të Bennett në Instagram, i cili e kritikonte atë për mosmbajtjen e rrjetës së flokëve, mbulesave të këpucëve, maskës dhe dorezave njëpërdorimshme.
Kevin, kjo foto nuk është bërë në një fabrikë prodhuese. Unë kurrë nuk do t’i anashkaloja protokollet sanitare dhe as ndonjë tjetër i famshëm ose zotërues i një marke bukurie s’do ta bënte.
Pasi ra dakord se ato veprime do të ishin plotësisht të papranueshme, Kylie shkroi se ajo ishte në një hapësirë të vogël, personale.
Unë isha duke krijuar mostrat e mia argëtuese dhe duke bërë fotografi për përmbajtjen e Instagram-it, nuk isha askund afër prodhimit masiv. Askush nuk po i vë klientët në rrezik. Turp për ty Kevin për përhapjen e informacionit të rremë!
Rikujtojmë, se Jenner themeloi “Kylie Cosmetics” në vitin 2014 dhe filloi të shiste produkte vitin e ardhshëm, duke vazhduar gjithashtu të lançonte ‘Kylie Skin’ dhe ‘Kylie Baby’ në 2019 dhe 2021, respektivisht. Biznesmenia miliardere është përballur së fundmi me një lumë kritikash për vendimin e saj për të udhëtuar me avionin e saj privat në një fluturim që zgjati vetëm 17 minuta.
Ndërkaq, lart e poshtë po thuhet se Kylie dhe reperi i njohur Travis Scott mund të jenë fejuar dhe po mendojnë të martohen së shpejti. Lajmet se çifti po ndahet duket se janë shuar, teksa tani rrjeti po ndizet me lajme dasme. Sipas fansave të dyshes, fustani që Kylie veshi në “Met Gala” nuk do të jetë i vetmi fustan nusërie për të këtë vit.