Showbiz

Pasi shkëputen nga familja mbretërore, Harry dhe Meghan planifikojnë pushimet në Los Angeles

Tashmë që nuk janë më të lidhur me familjen mbretërore, Duka dhe Dukesha e Sussex kanë mundësinë të udhëtojnë më shumë dhe jo vetëm për çështje pune.

Burime pranë tyre kanë konfirmuar se dyshja janë duke planifikuar pushimet e verës dhe destinacioni i tyre i preferuar është Los Angeles.

Ata janë duke këkruar një shtëpi në Hollywood pranë detit e gjithashtu janë në kërkim të një grupi sigurie.

Momentalisht ata janë duke jetuar në Kanada por shumë shpejt mund të lëvizin ashtu siç konfirmuan edhe më parë.