Celebrities Gossip Showbiz

Pasi Semi e konsideroi lidhjen e Donaldit dhe Beatrix si një ‘bëmë’, këngëtarja nuk e kursen një ‘thumb’ publikisht!

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Lidhja e saj me Donald Veshaj brenda shtëpisë së “BBV”, ndarja e tyre dhe trekëndëshi i formuar Bora-Donald-Trixa kanë qenë në qendër të vëmendjes për muaj me radhë.

E duket se jehona e këtij trekëndëshi do të vazhdojë edhe për pak kohë pasi të rejat nuk mungojnë kurrë. Teksa para disa ditësh, e ftuar në emisionin “Më lër të flas” , Semi dha një intervistë shumë të veçantë ekskluzive për vëllezërit Veshaj, ajo si rrallëherë foli për lidhjen e Donaldit dhe Beatrix duke e konsideruar si një ‘bëmë të aktorit.

Takova Yll Limanin dhe në atë takim shoqja ime më shoqëronte. Ti ishe brenda në shtëpi edhe duke ditur bëmat e tua, duke ditur edhe ndjesitë që përcillte shoqja ime e ngushtë, doli kjo kënga. Po, është dedikim. 

E nga ana tjetër duket se Trixa ka zgjedhur të hedhë një ‘thumb’ lidhur me këtë deklaratë, ku një ndjekëse i ka komentuar duke e quajtur ‘bëma’ ashtu si fjalët e Semit dhe nuk ka munguar një përgjigje nga bukuroshja.

Komentuesja: O bëma, jo vetëm që shkëlqimi jot u djeg sytë por veç emri yt u mjafton që t’i kap paniku. 

Beatrix: Hahahaha dreqin, kam gjithë këto nofka të reja!