Para disa javësh u bë e ditur se Selena Gomez është tanimë një nga miliarderet më të reja në Shtetet e Bashkuara, sipas “Bloomberg”, që vlerëson pasurinë e saj neto në 1.3 miliardë dollarë (rreth 1.1 miliardë euro). Një pjesë e pasurisë për yllin e “Only Murders in the Building” vjen nga kënga, partneritetet e markave dhe aktrimi, por pjesa më e madhe e pasurisë së saj është e lidhur me “Rare Beauty”, linjën e saj të grimit 5-vjeçare që është një sukses.
Pasuria e Gomez bazohet në vlerën e “Bloomberg” të aksioneve të saj në markën e bukurisë, plus interesin e saj për platformën e shëndetit mendor “Wondermind” dhe fitime të tjera të ndryshme nga muzika e saj, aktrimi, pronat dhe paratë që ajo fiton nga partneritetet që ajo poston në rrjete sociale.
Por së fundmi artistja e njohur ka vendosur të komentojë suksesin e saj duke thënë se:
Jam shumë mirënjohëse për këtë, por mendoj se është e papëlqyeshme të flasësh për para. Mund të falënderoj njerëzit që blejnë produktet e mia për këtë sukses. Janë ata që e bënë realitet këtë ëndërr timen, kështu që unë jam me të vërtetë, me të vërtetë e nderuar dhe thjesht e lumtur.
View this post on Instagram
Sipas Time, “Rare Beauty” ka produktet më të shitura të Sephora, është i disponueshëm në 36 vende dhe vazhdon të fitojë më shumë para. Vitin e kaluar, produkti më i njohur i markës së saj ishte një blush për faqe që kushtoi 20 euro.