Gossip

Pasi lajmi se Kanye ka tradhëtuar Kim me një mashkull, vjen reagimi i Jeffree Star

Ditën e kaluar një video e postuar nga një vajzë në platformën TikTok ngreu dyshime e aludime se arsyeja përse Kanye West dhe Kim Kardashian janë drejt divorcit fshihej pas tradhëtisë së këtij të parit me një mashkull.

Bëhej fjalë pikërisht për sipërmarrësin dhe make-up artistin, Jeffree Star i cili që në fillimet e karrierës e tij madje thuajse çdo vit përfshihet në skandale të ndryshme. Shumë prej këtyre akuzave kanë përfunduar dhe në gjykatë por sa i përket kësaj të Kanye West, si qëndron e vërteta?!

Pasi 2 ditët e fundit ka qëndruar në heshtje duke mos bërë asnjë reagim, Jeffree ka postuar një video në kanalin e tij zyrtar në YouTube ku sqaron gjithçka. Ai tha se kjo është teoria më idiote që ka dëgjuar për veten e tij dhe theksoi se e gjitha kjo ndodhi ndërkohë që ishte në gjumë.

“U zgjova dhe e gjeta veten në epiqendrën e një skandali, një drame që nisin nga hiçi me teori të pavërteta dhe aspak të bazuara në fakte.” -tha ai duke e marrë situatën me sportivitet. Nga ana tjetër, ditën e kaluar Kim Kardashian u fotografua në Los Angeles teksa ende mbante unazën e martesës në gisht.