Kristina Baki është padyshim një nga modelet më të pëlqyera në vendin tonë dhe së fundmi bukuroshja ka qenë shumë e përfolur për shkak të shtatzënisë së saj. Përgjatë muajve, Kristina na ka mbajtur të përditësuar me zhvillimet që kanë ndodhur, duke nisur nga gjinia, emri e duke vazhduar me babyshower-in.
Teksa tanimë ajo është bërë nënë e një vogëlusheje për herë të parë, pak minuta më parë ka ndarë me një copëz nga Siera. Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Kristina na ka zbuluar duart e vogla dhe shumë pak nga pjesa e sipërme duke u siguruar të mos i zbulojë fytyrën.
Lidhur me këtë ka reaguar dhe mikesha e ngushtë e modeles, Adrola Dushi. Kjo e fundit si një nënë vetë është padyshim shumë e ndjeshme ndaj një fëmije dhe aq më tepër e shoqes së saj, teksa ka ripostuar në Instagram postimin e Kristinës duke e shoqëruar me një emoji në formën e diamantit.
Para disa javësh, Kristina ka organizuar një ‘babyshower’ që tanimë është bërë një traditë për mamatë në prag lindje, të cilat me anë të një feste me familjarët dhe miqtë organizojnë një festë mirëseardhjeje për bebin që do të vijë në jetë.
Bukuroshja postoi në kanalin e saj të YouTube, vlogun e ‘babyshower-it’ ku gjithashtu na ka treguar edhe emrin që kanë zgjedhur për vogëlushen që pritet të vijë shumë shpejt në jetë. Kristina na ka treguar se ishte një nga vendimet më të vështira që kishte marrë deri tani në jetën e saj. Vajza e saj do të quhet Siera dhe patjetër që ka një kuptim të veçantë. Siera në spanjisht do të thotë ‘mal’ dhe në shqip kuptimin e parë që ka. Ky ishte një emër i përshtatshëm për prindër që frymëzohen nga natyra, kështu u shpreh modelja.