Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Ditën e sotme një debat ka ndodhur mes Ilnisës dhe Erjolës, i cili degradoi në ofendime dhe të bërtitura mes njëra-tjetrës. Ilnisa në një moment me tiganin e saj i shtyn Erjolës tiganin, e teksa menduam se ndonjëra prej tyre do të pësonte ndonjë incident me vajin e nxehtë, aty nisi debati. Erjola u largua dhe shpërtheu në të bërtitura, pasi Ilnisa i përmendi prindërit dhe të gjithë e dinë se babai i Erjolës nuk jeton më. E debati nuk përfundoi me aq, pasi dhe në oborr pati dhe një tjetër përplasje mes tyre, ku Erjola e ndalon Ilnisën për mos t’i përmendur më prindërit e saj. Aty ndërhynë edhe banorët e tjerë, ndër ta edhe Romeo, me të cilin Erjola ka pasur përplasje kohët e fundit.
Erjola: Ti Ilnisa Agolli, të jetë hera e parë dhe e fundit që mua më përmend familjen!
Ilnisa: Mos më prek mua
Erjola: Familjen mua nuk ma përmend dot ti, dhe njëherë ta përmendësh do ikësh nga ke ardhur
Romeo e mban dhe përpiqet ta qetësojë
Erjola: Të jetë hera e parë dhe e fundit që më përmend familjen! Femër e pështirë
Mbrëmjen e kaluar, këngëtari i njohur, Endrik Beba ka rrëfyer disa detaje në jeta e tij personale në prani të Gracianos. Endriku, i cili është babai i një djali nga një marrëdhënie e mëparëshme, ka rrëfyer momentin e vështirë në jetën e tij, pasi djali ka qënë shumë sëmurë.