Auto & Moto Celebrities Gossip Showbiz

Pasi Ferrari vendosi veto ndaj Justin Bieber, ja si ‘hakmerret’ këngëtari!

Këngëtari i njohur kanadez Justin Bieber u ndalua të blente makina nga Ferrari për shkak të keqpërdorimit të tyre. Por, këngëtari i muzikës pop nuk i ka kushtuar shumë rëndësi kësaj. Madje ai tashmë i ka vënë sytë te një tjetër markë italiane. Por këtë herë nuk lidhet me makinat, por me motoçikletat.

Vespa, marka ikonë italiane, nuk ka dashur të humbasë rastin që ta ketë artistin e njohur në premierën e një prej produkteve të saj. Ylli ka kontribuar në dizajnimin e automjetit të tyre të ri, me ngjyrë të bardhë. Ky bashkëpunim do të mbështeste pasionin e këngëtarit kanadeze për Vespan. Në komunikatën e bërë nga kompania, ai ka deklaruar se prej vitesh është adhurues i motoçikletave. Ndërkaq, ai ka shprehur se:

Unë e dua Vespan dhe bashkëpunimi me një markë të tillë klasike është i mrekullueshëm. Të jem në gjendje të shpreh veten, qoftë përmes artit, muzikës, imazheve apo estetikës, të jesh në gjendje të krijosh diçka nga asgjëja, është pjesë e imja. 

https://twitter.com/ThatEricAlper/status/1518794506803503104?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1518794506803503104%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fferrari-ia-ndaloi-blerjen-e-makinave-te-tyre-justin-bieber-bashkepunon-marken-italiane-vespa%2F

Ai madje kujtoi momentin kur hipi për herë të parë në një skuter Vespa:

Hera e parë që hipa në një Vespa ishte diku në Evropë, ndoshta Londër ose Paris. Më kujtohet vetëm që pashë një Vespa dhe thashë: “Dua të ngas një nga ato”.

Rikujtojmë se edhe yjet e tjerë si Floyd Mayweather dhe të famshëm të tjerë si familja Kardashian nuk mund të blejnë Ferrari. Sipas Ferrarit, nuk ka asnjë listë të zezë që ndalon njerëzit të blejnë makinat e tyre. Megjithatë, prodhuesi i makinave rezervon mundësinë për të zgjedhur me kujdes se kush ka akses në njësitë e tij më ekskluzive.