Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Jo vetëm me videoklipe, por Yll Limani është mjaft aktiv dhe me koncerte të shumta në shumë vende si brenda dhe jashtë vendit. Dhe sigurisht që kuptohet se dhe pjesëmarrja dhe mbështetja e fansave është mjaft e madhe. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku, çfarëdo moshe që ata të kenë.
Së fundmi në rrjet kanë qarkulluar lajme se artisti këtë herë do të punojë për një projekt që ka një impakt më të madh, duke synuar të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizion 2023. Mirëpo, duket se të gjitha këto lajme nuk janë të vërteta pasi ka qenë vetë këngëtari që me anë të një Instastory e ka mohuar pjesëmarrjen e tij.
Nuk do të marr pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH për ‘Eurovision’.
Jo vetëm për Yllin pasi së fundmi në rrjet kanë qarkulluar zëra se artistet Elvana Gjata dhe Dhurata Dora pas suksesit të tyre me hitin “Gajde” kanë bashkuar forcat për një tjetër bashkëpunim duke synuar të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizion 2023. Lajmi është bërë i ditur nga faqja në Instagram “Eurovision Kosovo”, të cilët shkruajnë se jo zyrtarisht mësohet se Elvana dhe Dhurata janë pranuar të jenë pjesë e FEST61, ndërsa RTSH-ja ka vendosur që për herë të parë kënga fituese e Festivalit të Këngës të zgjidhet edhe përmes televotimit.
Në lidhje me këtë lajm ka vendosur që të reagojë vetë këngëtarja e talentuar, Elvana Gjata duke mohuar këtë lajm.