Denoncimi i yllit të Hollywood-it, Leonardo DiCaprio për shpyllëzimin e Amazonës nuk është pritur aspak mirë nga presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i cili sulmoi aktorin në një postim në Twitter. Më konkretisht, Leonardo DiCaprio shkroi në Twitter:
Sa i përhapur është shpyllëzimi në Amazon, një nga vendet më të rëndësishme të planetit tonë për njerëzit dhe kafshët e egra. Sipas hartës, zona ka pësuar një shpyllëzim të rëndë dhe të paligjshëm në 3 vitet e fundit, nga një industri nxjerrëse.
How extensive is deforestation in Amazonia, one of the most important places on the planet for people & wildlife? According to this map from @mapbiomas, the region has faced an onslaught of illegal deforestation at the hands of extractive industry over the last 3 years. pic.twitter.com/BLxUC3S3z7
— Leonardo DiCaprio (@LeoDiCaprio) July 26, 2022
Pak pas postimit të tij, presidenti brazilian ka vazhduar edhe me një postim tejet ironik në Twitter, duke i theksuar aktorit se nuk mund të flasë për shpëtimin e mjedisit kur është duke udhëtuar me jaht.
Përsëri ti, Leo? Në këtë mënyrë ju bëheni “mesazhi im elektoral” më i mirë, siç themi ne në Brazil. Unë do t’ju thoja përsëri të lini jahtin tuaj përpara se të mësoni botën, por unë ju di për përparimtarë. Ju dëshironi të ndryshoni të gjithë botën, por jo veten, kështu që po ta them.
– You again, Leo? This way, you will become my best electoral cable, as we say in Brazil! I could tell you, again, to give up your yacht before lecturing the world, but I know progressives: you want to change the entire world but never yourselves, so I will let you off the hook. https://t.co/FxCnqhFv6D
— Jair M. Bolsonaro (@jairbolsonaro) July 28, 2022
Rikujtojmë, se së fundmi, presidenti brazilian Jair Bolsonaro i është kundërpërgjigjur aktorit dhe ambientalistit Leonardo DiCaprio-s pasi ky i fundit me anë të një postimi në Twitter inkurajoi të gjithë të rinjtë brazilianë të votojnë dhe të jenë të kujdesshëm në zgjedhjet e ardhshme. DiCaprio, ka qenë një nga personazhet që ka ngritur më së shumti zërin lidhur me çështjet e mbrojtes së mjedisit, madje edhe me mbrojtjen e lumit Vjosa.
Vetë Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm më 19 qershor në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatës amerikane “Patagonia” për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën “Park Kombëtar”. Siç tashmë e dimë, ylli i Hollywood-it ka qenë një nga personazhet e famshëm që ka bërë më së shumti thirrje publike në lidhje me mbrojtjen e këtij lumi dhe së fundmi ka bërë një reagim pas vendimit për ta shpallur atë Park Kombëtar.