Ish-banorja e Big Brother VIP 3, Sara Gjordeni e ftuar në emisionin “Cherry on Top” me Bora Zemanin në Top Channel zbuloi të pathëna rreth ngjarjeve të fundit në jetën e saj.
Për ndarjen nga jeta të të atit, Artur Gjordeni, me të cilin u shpreh se nuk kishte komunikuar kurrë edhe pse kishte tentuar vazhdimisht, e përlotur Sara tregoi momentin kur mori vesh lajmin e trishtë.
Kam qenë në një zyrë në atë moment dhe jashtë më priste Bardhi. Në një moment që kam dalë me dokumentaat në dorë, Bardhi më merr dhe më thotë futemi pak në makinë se dua të tregoj diçka. Një nga autorët e Big Brother më tha dua të bëhesh e fortë sepse ka ndodhur diçka. Ma ktheu telefonin dhe ishte lajmërimi i vdekjes. Nuk kam folur 8 orë. Ishin ndjesi shumë të përziera në fakt. Sepse nga shtatori i 2023 deri në 15 mars 2024, jam përpjekur non stop të kontaktoj me të dhe ai nuk ma ka hapur telefonin asnjëherë. Prindër edhe nëse fajin e ka fëmija, edhe nëse fajin e keni ju, jeta është shumë e shkurtër, hapjani telefonin sepse mund të ketë diçka për të thënë.
Ajo zbuloi ndër të tjera se nuk kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore për shkak të situatave që kishte përjetuar dhe sepse nuk dinte sesi mund të ishte përballja me familjarët e të atit.
Nuk kam mundur dot të jem në ceremoninë mortore, por kam shkuar e vetme ditën tjetër. Ishte goxha periudhë e vështirë. Tjetra ishte sepse është shumë e rëndë përballja me gjithë familjarët dhe fisin e tij në atë lloj situate. Unë shkova për respekt të faktit që ai është babai im.
Ajo tha se i ka mbetur peng fakti që i ati nuk i kishte hapur telefonin gjatë gjithë periudhës që ishte përpjekur ta kontaktonte.