Aktualitet Bota

Pasaportat e miliona qytetarëve sirianë publikohen ilegalisht në internet në Turqi!

Detajet e më shumë se tre milionë pasaportave janë publikuar në një rrjet turk të aplikacionit Telegram, të shoqëruara me thirrje dhune kundër refugatëve sirianë në vend.

Zhvillimi tensionon më tej situatën për sirianët e strehuar në Turqi, pas një vale të papritur zemërimi kundër tyre.

Skandali është gjithashtu më i fundit i një serie publikimesh ilegale të informacioneve personale që po ndodhin në shumë vende të botës, për qëllime të paditura.

Imazhe të pasaportave të skanuara të më shumë se 3.3 milionë sirianëve janë lëshuar online mbrëmë vonë, në një kohë kur në Turqi raportohen përplasje mes vendasve dhe komunitetit të refugjatëve, të ardhur që prej kohës së luftës brutale në Siri.

Një kanali rrjetit Telegram i quajtur “Kryengritja Turke” publikoi dokumentin me miliona foto të pasaportave të sirianëve, duke informuar dhe për vendndodhjen e tyre.

Një nga publikuesit komentonte në mesazh: “Le të nisim me pasaportat, t’i shpërndajmë të gjitha”, ndërsa më tej bëhej thirrje për sulme ndaj komunitetit.

Ministria e brendshme turke pranonte dajën e të dhënave por tha se nuk ishin nga më të fundit.

Riad, një sirian që jeton në Stamboll tha për rrjetin ‘Middle East Eye’ se detajet e tij personale ishin mes të dhënave dhe tani trembej për familjen e tij.

“Regjimi i Asad do t’i marrë këto informacione. Për sa kohë që Assad dhe inteligjenca siriane Mukhabarat janë në pushtet, ne nuk mund të kthehemi atje, ata nuk na duan atje.”

Disa episode dhune kundër sirianëve kanë ndodhur ose janë provokuar nga mediat e ndryshme, duke mbjellë fikë në komunitetin e gjerë të refugjatëve.

Rrjeti turk Yeni Safak shkruante dje se mijëra sirianë nuk kishin ardhur në punë në qytetin Kayseri, pas disa episodesh dhune, duke shkaktuar dëme në industrinë e prodhimit.