Botë e Çuditshme

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi, ekuipazhi dhe pasagjerët habisin me veprimin e tyre!

Një pasagjer i SpiceJet pati përvojën më të keqe të fluturimit pasi u bllokua në tualet për pothuajse të gjithë fluturimin. “Një pasagjer për fat të keq ngeci brenda në tualet për rreth një orë,”-u tha nga kompania ajrore në një deklaratë.

Pasagjeri i paidentifikuar thuhet se shkoi për të përdorur tualetin menjëherë pas ngritjes së një fluturimi nga Mumbai në Bengaluru. Megjithatë, kur u përpoq të largohej, dera nuk hapej për shkak të një mosfunksionimi të bravës, duke bllokuar efektivisht pasagjerin brenda tualetit.

Ekuipazhi dhe pasagjerët e tjerë u përpoqën ta nxirrnin, por pa sukses. Në një përpjekje për të qetësuar pasagjerin gjatë fluturimit, anëtarët e ekuipazhit i lanë një shënim nën derë. “Zotëri, ne u përpoqëm të hapnim derën, por nuk mundëm”-thuhej në letër.

“Mos u trembni. Ne do të zbresim për pak minuta, kështu që ju lutemi mbyllni kapakun dhe uluni mbi të. Sapo të hapet dera kryesore, do të vijë një inxhinier”-u tha ndër tjera në letër. Dy inxhinierë hipën në aeroplan dhe thyen derën, duke e shpëtuar dhe menjëherë i ofruan trajtim mjekësor. Që atëherë, kompania ajrore ka rimbursuar pasagjerin.