Para pak kohësh Fjolla Morina ka ‘tronditur rrjetin’ me anë të një video live në Instagram. Këngëtarja ka akuzuar ish- partnerin e saj, Fisnik Sylën se e ka vendosur ai armën në ngjarjen e ndodhur në vitin 2020. Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 kur në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja që është nënë e dy vajzave, po udhëtonte me një automjet “Audi Q7” e tha se arma ishte aksidentalisht në çantën e saj e bëri të ditur se do të apelonte dënimin.
Pra, sipas saj armën e ka vendosur me qëllim hakmarrje, biznesmeni Fisnik Syla. Jo vetëm kaq, por Fjolla (nuk dihet nëse i drejtohet vetëm ish-partnerit), por ka bërë akuzën e fortë se kanë dashur t’i vrasin fëmijën që nuk ka arritur dot të ngrihet në këmbë nga spitali. Ajo gjithashtu është shprehur se prej tij nuk ka marrë asgjë përveç disa rrobave dhe çantave, pasi shtëpinë e ka të sajën.
Së fundmi bëri thirrje publike portaleve, pasi sipas saj shteti po ‘e sulmon’ dhe ka kërkuar ndihmën e popullit dhe institucioneve të huaja për ta shpëtuar.
E pas deklaratave të saj të forta, ofendimeve, akuzave në rrjete sociale ndaj figurave publike, shpesh dhe veprimeve të pakontrolluara, burime për ‘n’Zoom’ kanë treguar se Fjolla është marrë nga policia dhe është shtruar në spital në mënyrë që të mbahet nën kontroll gjendja e saj emocionale dhe mendore.
E pas një kohe të shkurtër e zhdukur nga rrjetet sociale, artistja është rikthyer në rrjete sociale dhe me anë të disa Instastory-ve ku shfaqet me vajzën e saj është shprehur:
Faleminderit miqtë e mi. Unë jam mirë. Në anën psikologjike nuk kam qenë pak mirë dhe shpresoj që do bëhem më mirë me ndihmën e mjekëve tanë. Ju përshëndes. Faleminderit për fjalët e bukura.
Postimet tjera të Fjollës janë gjithashtu me vajzën, pasditen e sotme.