Ish-banorja e edicionit të parë të “BBV” dhe njëkohësisht këngëtarja Beatrix Ramosaj ditën e djeshme ka reaguar me anë të një videoje në rrjetin e saj social Instagram teksa ka folur në lidhje me të gjitha sulmet që asaj i janë bërë këto kohë nga mediat dhe jo vetëm. Lidhja e Triksës me aktorin e humorit, Donald Veshaj përfundoi menjëherë pas daljes së këtij të fundit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Ndërkaq, menjëherë pasi Beatriks postoi videon në rrjetet sociale, reagimet ishin të shumta. Bukuroshja mori mbështetje nga të gjithë personazhet e njohur të ekranit. Sigurisht të gjithë kanë mbajtur anën e artistes duke i dalë në krah asaj dhe duke “përqafuar” mesazhin se bullizimi nuk duhet të promovohet në asnjë lloj mënyre sepse mund të shkaktojë dëme të parikuperueshme tek njerëzit. Ndërkaq, njihuni me disa nga reagimet:
Krahas reagimit të saj, nuk ka munguar edhe përkrahja e vëllait të saj, Alban Ramosaj. Në një koment poshtë videos, ai shkruan se është i lumtur që Beatrix është vetvetja dhe se kjo është arma më e mirë e këngëtares.