Celebrities Gossip Showbiz

Pas videos së bujshme, “Maneskin” pranojnë t’i nënshtrohen testit të drogës në Itali

Surpriza e vërtetë e finales së madhe të Eurovizionit ishte pa dyshim grupi “Maneskin” të cilat pasi morën votat maksimale të publikut, rrëmbyen fitoren duke çuar kupën e triumfuesve në Itali.

Por, pak momente pas shfaqjes një video virale e tyre qarkulloi me shpejtësi në rrjet ku lideri i grupit, Damiano përkulet në tavolinë fiks sikur po konsumonte kokainë. Grupi i famshëm i kanë mohuar këto akuza duke thënë se kjo është diçka qesharake pasi ata janë kundër përdorimit të çdo droge.

Në një intervistë të dhënë pak orë pas Festivalit Europian, “Maneskin” kanë dalë me deklaratën se pranojnë t’i nënshtrohen testit të drogës.

Jemi të shokuar për disa njerëz që thonë se Damiano ka konsumuar drogë. Ne jemi kundër përdorimit të drogës dhe ne nuk kemi konsumuar kurrë kokainë. Jemi gati të testohemi, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur. Jemi këtu për të bërë muzikë dhe jemi shumë të lumtur për fitorn tonë në Eurovision dhe duam t’i vlerësojmë të gjithë që na kanë mbështetur.

Më herët Damiano u justifikua duke thënë se në fakt ai thjesht u përkul që të kapte copat e xhamit të thyer nga shishet e pijeve që atyre iu servirën. Po ju si mendoni se është e vërteta?!