CNN ka publikuar së fundmi pamjet ku shihet momenti kur reperi Diddy dhunon ish-partneren e tij, Cassie Ventura. Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë në vitin 2016. Në video tregohet momenti kur Sean “Diddy” Combs pasi e godet me grushte e shqelma në tokë e merr me forcë ish-partneren, duke e tërhequr zvarrë.
Videoja e publikuar nga CNN përputhet me pretendimet në padinë e ngritur nga Ventura në nëntor. Sipas CNN, pamjet janë të datës 5 mars 2016, ndërsa sipas padisë së Cassie Ventura ngjarja ka ndodhur në hotelin InterContinental në Los Angeles. Por nuk mjafton me kaq. Sean ‘Diddy’ Combs është goditur me një tjetër padi për abuzim. 54 vjeçari i cili sapo ka kërkuar falje për dhunën e ushtruar ndaj ish-të dashurës së tij Cassie Ventura akuzohet nga ish-modelja Crystal McKinney se e detyroi të kryente një akt seksual pasi dyshohet se i kishte premtuar një rritje në karrierë.
Ish-modelja thotë se ajo u takua me Combs në një ngjarje të Javës së Modës të vitit 2003 në New York, ku ai e ftoi atë në studion e tij muzikore. Crystal, e cila në atë kohë ishte 22 vjeçe tha se këngëtari dhe disa nga shoqëruesit e tij po tymosnin kanabis në studio. Ajo pranoi se pinte duhan me ta, duke e përshkruar barin si ‘shumë të fuqishëm’ dhe duke pretenduar se ‘më vonë e kuptoi’ se mund të ishte e lidhur me një ilaç tjetër.
Combs më pas dyshohet se e urdhëroi atë që ta ndiqte në banjë, ku e detyroi që të kryente një akt seksual. Gruaja tha se kur u refuzua, Combs e shtyu të vepronte. Crystal shton në padinë e saj se më vonë humbi vetëdijen dhe u zgjua në një taksi, ku kuptoi se ishte sulmuar seksualisht. Ajo thotë se më pas ishte në listën e zezë nga industria e modelimit dhe fajësoi veten për ‘sabotimin e karrierës së saj’. Ajo shtoi gjithashtu se tentoi të kryente vetëvrasje në vitin 2004.