Vetëm disa orë pas vdekjes së aktorit Matthew Perry-t, bashkëprotagonistja e “Friends” Lisa Kudrow u ofrua për të adoptuar qenin e të ndjerit. Ajo tha se do të merrte pjesë në funeralin e tij dhe madje mund të adoptonte qenin e tij, i cili kishte qenë me të për tre vjet.
Aktorja beson se Perry mund të ketë vdekur për shkak të efektit të ilaçeve, ndërsa ishte në vaskë. Edhe pse Matthew Perry foli hapur për problemet dhe varësitë e tij, vdekja e tij ishte e papritur për kastin e “Friends”. Kudrow tha se vdekja e tij nuk i dukej reale asnjërit prej aktorëve.
Autopsia e Matthew është ende në proces. Trupi i aktorit u transportua për ekspertizë mjekësore të shtunën vonë, pasi ai u gjet i vdekur në vaskën e tij. Shkaku zyrtar i vdekjes nuk është bërë i ditur dhe po bëhet autopsia. Ndërkaq, kasti i serialit “Friends” thuhet se është duke përgatitur një deklaratë të përbashkët për vdekjen e papritur të kolegut dhe mikut të tyre. Yjet e serialit ende nuk kanë reaguar publikisht për këtë tragjedi dhe thuhet se janë thellësisht të prekur. Gazetarja Kinsey Schofield zbuloi se ata janë duke punuar për një deklaratë të përbashkët.
I lindur në Williamstown, Massachusetts, nga një baba aktor dhe një nënë gazetare, Perry shkoi të jetonte me të në Otava të Kanadasë, pasi prindërit e tij u ndanë. Duke u rritur, Perry ndoqi pasionin e tij për tenisin dhe u bë një tenist i rangut më të lartë në Kanada.
Ashtu si babai i tij, Perry zhvilloi gjithashtu një interes për aktrimin pasi u transferua në Los Angeles për të jetuar me të kur ishte adoleshent Roli i parë i Perry-t ishte një pjesë e vogël në dramën “240-Robert” në 1979. Prej aty erdhën pjesë të tjera në shfaqje duke përfshirë “Charles in Charge”, “Silver Spoons” dhe “The Tracey Ullman Show”.