Së fundmi, e fejuara e këngëtarit të ndjerë Aaron Carter, Melanie Martin, tha se zemra e saj është “plotësisht e thyer” pas lajmit për vdekjen e tij në moshën 34-vjeçare. Ai u gjet pa shenja jete në një vaskë në shtëpinë e tij në Kaliforni të shtunën. Shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar.
Duke folur pas lajmit tronditës, Martin e cila ndan djalin 11-muajsh Prince me artistin e ndjerë tha se e dinte se ai ishte “duke luftuar” përpara vdekjes së tij. Melanie u shpreh për revistën “People” me këto fjalë:
Zemra ime është thyer plotësisht pas vdekjes së të fejuarit tim Aaron. E dija se ai po luftonte dhe u përpoqa me gjithçka për ta ndihmuar. Ai kishte një personalitet shumë të pavarur dhe të fortë. Do të doja vetëm të kisha më shumë njerëz për të më ndihmuar me të. Tani do ta rris djalin tonë si nënë beqare dhe kjo është dita më e keqe e jetës sime, por duhet të jem e fortë për djalin tonë. Jam e shkatërruar.
Rikujtojmë, se pas vdekjes së Aaron, një intervistë emocionuese e të ndjerit është rishfaqur teksa pranonte se frika e tij më e madhe ishte vdekja në një moshë të re. Gjatë një paraqitjeje në vitin 2017 në “The Doctors”, Travis Stork e pyeti këngëtarin e “Aaron’s Party” se cila ishte frika e tij më e madhe. Ai u shpreh se:
Që nuk do të mund të jetoj mjaftueshëm. Kjo është frika ime më e madhe.
Risjellim në vëmendje se vëllai i të ndjerit, Nick Carter iu drejtua marrëdhënies së tij të komplikuar me vëllanë e ndjerë, Aaron Carter, në një shkrim emocionues në rrjetin e tij social Instagram pas vdekjes tragjike të këngëtarit.