Zhvilluesi i “elektroshok”-ëve Axon tha këtë javë se po punon për të ndërtuar dronë të armatosur me “armë elektrike” që mund të fluturojnë nëpër shkolla dhe të ndihmojnë në parandalimin e sulmeve me armë. Por disa ekspertë të teknologjisë shpejt e konsideruan idenë si një fantazi të rrezikshme.
Kompania, e cila shet “elektroshok”, shpërndau idenë e një produkti të ri të dronëve të policisë vitin e kaluar në një bord të inteligjencës artificiale, një grup ekspertësh të respektuar në teknologji, polici dhe privatësi.
Në një intervistë me agjencinë e lajmeve ‘Associated Press’, themeluesi dhe CEO i Axon, Rick Smith tha se ai ndjehej i detyruar ta bënte publike idenë pas të shtënave masive në një shkollë fillore në Uvalde, Teksas, duke thënë se ishte katastrofikisht i zhgënjyer nga përgjigja e policisë që nuk hyri për të vrarë të dyshuarin për më shumë se një orë.
Ndërkaq, Amerika vijon të jetë ende në gjendje shoku. Një 18-vjeçar hapi zjarr në një shkollë fillore në Teksas, duke vrarë 19 fëmijë e dy të rritur, mes tyre një mësuese. Agresori u identifikua si Salvador Ramos dhe u ekzekutua nga policia në qytetin Uvalde. Kjo ishte masakra më e fundit në listën e gjatë të atyre që kanë përgjakur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas kësaj masakre të shtumtë kanë qenë personazhet e njohur të botës së showbiz-it dhe jo vetëm që kanë reaguar të keqardhur në lidhje me këtë tragjedi kaq të madhe. Sjellim në vëmendje reagimin e Kim Kardashian, Harry Styles, Matthew McConaughey, Donald Trump, Nick Jonas, etj. Por, mesa duket sulmet me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndërmend të ndalen. Pas masakrës në Teksas tashmë raportohet se në një spital në Oklahoma, një person hapi zjarr duke vrarë tre vetë para se t’i jepte fund jetës me të njëjtën pushkë gjysmëautomatike.