Top Albania Radio ka zhvilluar një mbrëmje gala në nder të 25 viteve të krijimit të saj, me sloganin e “25 viteve kujtime” (25 Years, Creating Memories) pa kurrëfarë nostalgjie për të shkuarën, por me shijen e mirë të saj, kjo radio rend drejt 25 viteve të ardhshëm, sido qofshin ata, të lehtë apo të mundimshëm, të artë apo të zymtë, pa ju trembur asgjëje, sepse diçka e krijuar me dashuri, që mbahet gjallë nga dashuria, frymon prej saj çdo ditë, është e sigurt në triumfin e pashmangshëm e të përjetshëm.
Në këtë mbrëmje gala mjaft të veçantë për radion më të dashur dhe më të pëlqyer nga të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, pjesëmarrës ishin të gjithë ata që kanë punuar për të, kanë dhënë një kontribut të madh dhe gjithmonë kanë qenë të palodhur. Yje nga bota e madhe e televizionit, artistë, këngëtarë, moderatorë, prezantues, aktorë dhe figura të tjera publike mjaft të njohura u mblodhën në Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor për të festuar 25-vjetorin e radios më unike.
Një nga të ftuarit ishte Bora Zemani. Moderatorja ka shumë dashuri për familjen e madhe të Top Media-s, dhe shprehet për ndikimin që kjo media ka patur në karrierën e saj në televizion.
Mirënjohëse pafund për këtë dy-vjeçar dhe për Top Channel sepse unë nisjen e karrierës e kam pasur aty para 12-13 viteve… “Për’puthen” ka qenë momenti që ka bërë diferencën në karrierën time. Pastaj të gjitha të tjerat, “Big Brother Vip” më afroi më publikun, “Dancing With The Stars” ishte magjia.
Por a do të largohet ajo nga “Për’puthen” për t’ia lënë vendin Efit?!
Nuk e di ndoshta sezonin tjetër. Do isha shumë e lumtur që Efi të bënte ndoshta “Për’puthen”, ndoshta diçka tjetër në Top Channel sepse është nga vajzat e mia të preferuara.
Së fundmi po qarkullon lajmi se moderatorja është në pritje të ëmbël. Por çfarë ka për të thënë vetë Bora lidhur me këtë?!
Planet janë gjithmonë. Po kshu gjëra konkrete nuk ka. Me linjat jemi mirë. Nuk ka.