Aktualitet Bota Sport

Pas tensioneve në Amsterdam, mijëra oficerë policie për ndeshjen e kombëtares izraelite me Francën, masa të rrepta sigurie në Paris

Gjithsej më shumë se 4,000 policë dhe xhandarë do të vendosen të enjten për ndeshjen e futbolli midis Francës dhe Izraelit, e cilësuar si me rrezik të lartë, në stadiumin “Stade de France”, në periferi të Parisit, tha prefekti i policisë së kryeqyetit, Laurent Nunez.

Lexo edhe: 5 të plagosur e 62 të arrestuar pas sulmeve ndaj tifozëve izraelitë në Amsterdam!

Oficerë të policisë dhe xhandarmërisë do të vendosen përreth dhe brenda stadiumit, si dhe në transportin publik.

Një dislokim i tillë i shtuar i forcave për një ndeshje ndërkombëtare bëhet në situata të jashtëzakonshme, tha Nunez.

Lexo edhe: Kapiteni i pafat, Gjimshiti rrezikon të humbë sërish ndeshjet e kombëtares!

Po ashtu do të vendosen rreth 1600 pjesëtarë të sigurisë së stadiumit, ndërsa pjesëtarë të njësisë speciale të policisë do të angazhohen për sigurinë e ekipit izraelit të futbollit.

Do të jetë një ndeshje me rrezik të lartë, në një kontekst shumë të tensionuar gjeopolitik – tha Núñez dhe shtoi se do të zhvillohet vetëm pak ditë pas dhunës në Amsterdam, kur tifozët e klubit të futbollit Maccabi nga Tel Avivi u përleshën me protestuesit pro-palestinezë, përpara ndeshjes me Ajax.

Ndeshja e Ligës së Kombeve, Francë–Izrael është caktuar të enjten në orën 20:45.