Bota

Pas telasheve të njëpasnjëshme, arrestohet reperi Diddy!

Reperi amerikan Sean “Diddy” u arrestua në qytetin e New Yorkut me akuza të paspecifikuara federale, thanë autoritetet federale për mediat e huaja. Arrestimi i tij vjen pas bastisjeve në dy pronat e tij në Los Angeles dhe Miami në muajin në mars, si pjesë e “një hetimi në vazhdim” për trafikim.

Avokati i Diddy-t, tha se ishin “të zhgënjyer” nga arrestimi dhe se klienti i tij është “i pafajshëm”. Reperi është përballur me një sërë akuzash, nga sulmi seksual deri te abuzimi, duke përfshirë edhe nga ish-partnerja e tij, Casandra “Cassie” Ventura. Ai ka mohuar të gjitha pretendimet ndaj tij.

Arrestimi i tij u bë në lidhje me një hetim të vazhdueshëm nga zyrtarë të sigurisë kombëtare të SHBA-s. Prokurori i SHBA-së për Distriktin Jugor të New Yorkut (SDNY), Damian Williams, konfirmoi arrestimin në një deklaratë të hënën mbrëma:

Më herët këtë mbrëmje, agjentët federalë arrestuan Sean Combs, bazuar në një aktakuzë të mbyllur të ngritur nga SDNY.

Rikujtojmë se, reperi 54-vjeçar Diddy u padit nga Derrick Lee Cardello-Smith për 100 milionë dollarë, duke pretenduar se ishte droguar dhe sulmuar seksualisht në një festë të vitit 1997. Meqenëse Diddy nuk iu përgjigj zyrtarisht padisë, ose nuk mori pjesë në një seancë virtuale që u zhvillua gjyqtari lëshoi një vendim kundër reperit. Duke filluar nga 1 tetori, Diddy do të duhet të fillojë të paguajë këste mujore prej 10 milionë dollarësh për Cardello-Smith.