Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta.
Vetëm në muajin e fundit, këtë fillim sezoni veror, artistja ka publikuar 5 projekte muzikore, 4 prej tyre në bashkëpunim dhe një soli e padyshim të gjitha numërojnë miliona klikime në platformën YouTube duke rezultuar një sukses i vërtetë. E për gjithë mbështetjen e madhe nga ndjekësit e saj, disa orë më parë me anë të një postimi në Instastory i ka falenderuar publikisht me fjalët më të bukura:
Faleminderit për mbështetjen dhe dashurinë që ma dhuroni çdo ditë! Në çdo projekt që 16 vite ju paça gjithmonë! Ju dua!
Një nga lidhjet më të komentuara të showbiz-it tonë ka qenë padyshim ajo e Dafina Zeqirit dhe Dj Geek. Pas ndarjes së dyshes, ajo u përfol kudo në media se ka nisur një romancë të re. Kudo po qarkullojnë pamjet ku shihen Dafina me të dashurin e saj të ri të fotografuar në Prishtinë. Mes tyre nuk mungojnë as momentet pasionante, si prekjet dhe përqafimet.