Celebrities Gossip Showbiz

Pas suksesit të padiskutueshëm të këngës më të fundit, Rina po punon për projektin e radhës!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

E teksa tanimë kanë vazhduar jetën e tyre si private ashtu edhe atë profesionale, Rina vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale. Para një muaji bukuroshja publikoi këngën e saj më të fundit që është dedikim për ish- partnerin e saj SinBoy e me anë të këtij projekti muzikor, ajo arriti të fitojë zemra e publikut. ‘E kalume’ ka arritur jo vetëm të bëhet pjesë e ‘The Top List’, por dhe në kaq pak kohë të numërojë 3 milion klikime në platformën YouTube.

Por, duket se nuk ka asgjë që e ndal artisten e cila disa orë më parë me anë të një postimi në Instastory na ka treguar se po punon për një projekt të ri muzikor ku po bashkëpunon me producentin Mixey.

Në internet për disa ditë qarkulloi një foto e reperit shqiptar Sin Boy dhe njëkohësisht ish- partnerit të Rinës, i cili dukej i shtrirë në ambulancë teksa mban maskën e oksigjenit. Fansat e tij u shqetësuan për artistin. Mediat kryesore greke po hidhnin dyshime se këngëtari i njohur shqiptar Sin Boy ka ndërruar jetë pas një mbidoze narkotike, në moshën 29 vjeçare. ‘Vdekja’ e tij u konfirmua edhe llogarinë e reperit në Instagram. Gjithashtu, motra e reperit ndau një foto tijën në Instagramin e saj dhe e shoqëroi me mbishkrimin “U prehsh në paqe!”

Mirëpo, vetëm pak javë më parë ai reagoi me anë të njjë video e mesa dukete gjitha ishte thjesht një ‘lojë marketingu’…