Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.
Dueti i dyshes titullohet “Hala” dhe është publikuar 7 ditë më parë, bashkëpunim ky që e ka treguar suksesin që në fillim pasi deri më tani kënga ka kaluar 7 milion klikime, e pritshme kjo nga dy artistë shumë të pëlqyer nga publiku. Çdo ditë që kalon ‘Hala’ i shtohen 1 milion dhe ky po që është super sukses. E duket se Xhonatani nuk ka të ndalur. Ditën e sotme ka postuar në Instastory një video në makinë duke improvizuar këngën e re, e cila duket se do të publikohet së shpejti dhe se do të bëj shumë bujë. Në video reperi shkruan:
Ju mungon Don Xhon?
ju nuk jeni gati për këtë
Pak ditë më parë, Fero ka ndarë një Instastory teksa tregon se ndodhet në studio muzikore dhe më pas postoi një foto të edituar krah Don Xhonit shoqëruar me një ’emoji’ që shpreh shumë entuziasëm. Këto postime na ngrenë dyshimet se mund të kemi një bashkëpunim mes dyshes.
Por përpos muzikës, artisti njihet edhe për pasionin e tij të madh që është boksi. Shumë pak herë Don Xhoni ndan me ne postime nga ky talent i tij pasi shumicën e kohës i përkushtohet muzikës, por së fundmi ka zgjedhur të na tregojë këtë pjesë të tij që nuk e reklamon shpesh. Me anë të një video në Instastory, këngëtari na ka zbuluar aftësitë e tij në fushën e boksit, teksa shfaqet duke u ndeshur në ring (kuptohet thjesht për praktikë).