Aktorja e njohur amerikane Halle Berry, arrin një marrëveshje të re të përgjithshme me Netflix pasi debutimi i saj regjisorial në filmin “Bruised” cilësohet si filmi numër 1 në SHBA dhe numër 2 globalisht në shërbimin e transmetimit. Berry dhe regjisori 55-vjeçar nënshkruan për një partneritet të ri për të luajtur dhe prodhuar filma të rinj për shërbimin e transmetimit, sipas “Deadline”. Nuk ka ende asnjë tregues se cili mund të jetë projekti i parë pas “Bruised” i Berry-t me shërbimin e transmetimit.
Filmi në të cilin luan Berry, është prodhuar nga një skenar i shkrimtares Michelle Rosenfarb, i cili është vendosur në botën e arteve marciale. Aktorja portretizon Jackie Justice, një luftëtare dikur dominuese në divizionin e femrave të UFC, përpara se një incident i papritur ta prishte karrierën e saj përgjithmonë. Halle luan rolin e Jackie Justice, një luftëtare në pension e ‘MMA’ , e cila është e bindur të kthehet në ring kur djali i vogël që ajo braktisi, kthehet në jetën e saj.
Filmi kryesoi listat e filmave të Netflix në SHBA dhe zuri vendin e dytë në top listat globale, duke fituar një renditje 1 në 21 vende. Filmi regjistroi mbi 47.7 milionë shikues vetëm në pesë ditët e para të publikimit, gjatë fundjavës së festës së Falenderimeve. Në këtë film luan gjithashtu Adriane Lenox, Sheila Atim, Valentina Shevchenko dhe Stephen McKinley Henderson në një histori triumfuese të një ‘luftëtareje’ që rimerr fuqinë e saj, brenda dhe jashtë ringut. Ai u ble shpejt për shpërndarje nga Netflix, i cili shpenzoi 20 milionë dollarë për të drejtat e shpërndarjes. Filmi u shfaq gjithashtu në “AFI Fest” në Los Angeles përpara shfaqjes së tij të kufizuar teatrale më 17 nëntor dhe debutimit të tij në Netflix një javë më vonë. Berry u shpreh se:
Debutimi im regjisorial në “Bruised”, ishte një punë dashurie dhe e dija se Scott Stuber dhe Ted Sarandos do ta trajtonin atë me shumë kujdes. Ekipi i Netflix nuk ka qenë vetëm bashkëpunues dhe kreativ, por kanë punuar me pasion dhe ka qenë një kënaqësi e madhe për të punuar me ta. Jam shumë mirënjohëse për partneritetin dhe mezi pres të tregojmë më shumë histori së bashku.
Ndërsa producenti amerikan Scott Stuber thotë se:
Ka pak njerëz me një karrierë si Halle Berry. Ajo është një aktore, producente, fituese e çmimeve dhe siç e pa audienca javën e kaluar, ajo është një regjisore e jashtëzakonshme. Ne jemi të emocionuar që jemi në krah të saj ndërsa ajo vazhdon përpara dhe mezi presim të tregojmë më shumë histori së bashku.