Shtëpia luksoze e modës Prada ka krijuar koleksionin e parë të make-up-it dhe kujdesit të lëkurës i cili pritet të lançohet së shpejti. Koleksioni quhet “Rethinking Beauty”. Koleksioni i Prada Beauty pritet të dalë këtë muaj dhe do të përmbajë buzëkuq, fondatinë dhe katër produkte për një lëkurë me shkëlqim.
View this post on Instagram
Paletat e rimeleve kanë katër nuanca të ndryshme, me tekstura të pigmentuara. Gjithashtu, paketimi luksoz Prada është një xhevahir i vërtetë. Buzëkuqet janë një tjetër triumf, pasi ka 26 nuanca mat dhe e veçanta është se ato shoqërohen me paketim në tonalitete argjendi dhe ari, me logon ikonë trekëndore dhe një teksturë që të kujton atë të Prada.