Kim Kardashian, e cila ka qenë një mbështetëse e madhe e shtëpisë prestigjioze të modës Balenciaga, më në fund iu drejtua fushatës kontroverse të arushit të pelushit të lidhur me disa litarë që u konceptuan nga shumë persona si veshje robërie që ka ngjallur polemika në rrjetet sociale. Ajo foli pasi fansat e saj kërkuan që ajo të mbajë një qëndrim ose të paktën të hedhë dritë mbi anën e saj të polemikave dhe të japë këndvështrimin e saj si modele, nënë dhe mbështetëse e markës.
Ajo e filloi deklaratën e saj duke thënë:
Kam qenë e heshtur për ditët e fundit, jo sepse nuk kam qenë e tronditur dhe e indinjuar nga fushatat e fundit të Balenciaga-s, por sepse doja një mundësi për të folur me ekipin e tyre për të kuptuar vetë se si kjo mund të kishte ndodhur. Si nënë e katër fëmijëve, unë jam tronditur nga imazhet shqetësuese. Siguria e fëmijëve duhet të mbahet me respektin më të lartë dhe çdo përpjekje për të normalizuar abuzimin e fëmijëve të çdo lloji nuk duhet të ketë vend në shoqërinë tonë — pikë.
As a mother of four, I have been shaken by the disturbing images. The safety of children must be held with the highest regard and any attempts to normalize child abuse of any kind should have no place in our society — period.
— Kim Kardashian (@KimKardashian) November 27, 2022
Ajo e mbylli deklaratën e saj duke pranuar se marka reagoi menjëherë ndaj gjitha kritikave dhe e hoqi fushatën nga të gjitha mediat.
Unë vlerësoj heqjen e fushatave nga Balenciaga dhe faljen. Duke folur me ta, besoj se ata e kuptojnë seriozitetin e çështjes dhe do merrni masat e nevojshme që kjo të mos ndodhë më.
Pas mbylljes së fushatës, përfaqësuesit e Balenciaga thanë se nuk e dinin për fushatën derisa ishte tepër vonë dhe thanë se palët përgjegjëse ishin skenografët dhe kompania e prodhimit, të cilët tani janë duke u paditur për 25 milionë dollarë.