Celebrities Gossip Showbiz

Pas skandalit për dhunë nga bashkëshorti, Maya në një rrëfim eksluziv në “Cherry on Top”!

“Cherry on Top” nga Bora Zemani ka nisur sonte rrugëtimin në ekranin e Top Channel. “Cherry on Top” është një program Prime Time, prej 90 minutash, i cili synon të bëjë bashkë në studio njerëz me profile të larta në profesionet e tyre, duke shkëmbyer përvojat dhe historitë e tyre të suksesit personal, pa patur egon apo dëshirën e protagonizmit.

Kohëve të fundit këngëtarja e njohur Maya ka qenë në qendër të portaleve, pasi është pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, për shkak të dhunës nga bashkëshorti i saj. Në lidhje me këtë temë dhe shumë të tjera Maya do të jetë e ftuar mbrëmjen e nesërme në “Cherry on Top” me Bora Zemanin për një rrëfim ekskluziv të saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cherry On Top 🍒 (@cherryontop.tch)

E ftuar në “Cherry on Top” Efi Dhedhes kujtoi edhe një herë eksperiencën e saj në “BBV2”, ku ishte edhe një nga finalistet e atij edicioni. E pyetur për jetën e saj private ajo u shpreh se nuk dëshiron të fliste më për jetën e saj private dhe se e ka vuajtur këtë pjesë.