Muajin e kaluar, aktori i njohur i “Sex And The City”, Chris Noth u akuzua për sulme seksual që datojnë që nga viti 2004 dhe 2015. Në kohën e publikimit të lajmit, aktori u pushua me urgjencë nga drejtuesit e serialit “The Equalizer”, për të cilin po punonte.
Së fundmi mësohet se Noth është në një gjendje të rëndë mendore dhe shpirtërore, saqë miqtë e tij janë të shqetësuar seriozisht për të. Skandali seksual i kushtoi anulimin e kontratave miliona dollarëshe, ndërsa kjo ndikoi edhe në jetën e tij shoqërore. Tani miqtë e tij kanë frikë për gjendjen e Chris. Një burim i afërt pranë tij, u shpreh se:
Chris ndihet sikur jeta e tij ka marrë fund. Mendoj se alkooli është fajtor për gjërat që i kanë ndodhur. Do të donim që të na kishte kërkuar ndihmë.
Është raportuar gjithashtu se Chris Noth shpesh kishte shkuar në xhirime i dehur ose kishte pirë gjatë xhirimeve. Ai gjithmonë mbante një pije alkoolike me vete të cilën e konsumonte ndërmjet pushimeve.
Ndërkaq, tre yjet e “Sex And The City”, Sarah Jessica Parker, Kristin Davis e Cinthia Nixon thyen heshtjen pas akuzave të rënda ndaj ish-kolegut e në një postim në Twitter dolën në mbrojtje të grave të abuzuara. Akuzat për përdhunime datojnë mes viteve 2004-2015 e në atë kohë, paditëset ishin rreth 20-vjeçe. Aktori mohon gjithçka dhe në një deklaratë për “Hollywood Reporter”, thekson:
Nuk kam kaluar vijat e kuqe. Marrëdhëniet ishin konsensuale. Nuk e di se përse këto akuza dalin tani, por një gjë është e sigurtë: nuk i kam sulmuar këto gra!