Doja Cat, emri i vërtetë i të cilës është Amala Dlamini, është përballur me reagime të shumta së fundmi në rrjete sociale. Shkak i rënjes masive të ndjekësve të artistes ishin fjalët negative për fansat e saj. Pak pasi mbylli llogarinë zyrtare në Instagram, këngëtarja është rikthyer me një postim në InstaStory, drejtuar fansave:
Duke parë të gjithë këta njerëz që nuk më ndjekin më, më bën të ndihem sikur kam mundur një ‘bishë’ të madhe që më ka mbajtur për kaq shumë kohë dhe më duket sikur mund të rilidhem me njerëzit që kanë vërtet rëndësi dhe më duan për atë që jam dhe jo për atë që kam qenë. Ndihem e lirë. E vlerësoj kur njerëzit flasin për dikë që po ngacmohet ose sulmohet nga komentet në rrjet. Disa nga momentet më prekëse për mua kanë qenë kur fansat e mi më kanë mbrojtur mua ose njerëzit e tjerë. Mendoj se meritoj dashuri dhe respekt nga njerëzit që i dua dhe i respektoj dhe mendoj se respekti do të thotë shumë.
Ndërkaq, albumet “Hot Pink” i 2019-ës dhe “Planet Her” i 2021-shi rezultuan super të suksesshme për këngëtaren Doja Cat. Megjithatë, duket se ylli i muzikës nuk mendon kështu. Fituesja e Grammy-t, së fundmi na bëri të qartë se nuk mund të ishte më e pakënaqur nga projektet e saj, kaq të vlerësuara nga të gjithë. Krijuesja e hitit “Woman” shkroi në Twitter se:
“Planet Her’ dhe ‘Hot Pink’ ishin thjesht për të marrë disa para dhe ju e besuat. Tani mund të shkoj të zhdukem diku me të dashurit e mi në një ishull, ndërsa do ju qani për muzikën mediokër.