Celebrities Gossip Showbiz

Pas shumë terapive në çift, ndahet dyshja e njohur e showbiz-it!

Këngëtarja e njohur Kelsea Ballerini dhe bashkëshorti i saj, Morgan Evans i kanë dhënë fund martesës. Pas 5 vitesh martesë, këngëtarja e “Heartfirst” dhe muzikanti i “Kiss Somebody” po shkojnë drejt divorcit. Balerini e ka konfirmuar lajmin në Instagramin e saj, me një burim që më vonë tha për “PEOPLE” se këngëtarja dhe bashkëshorti i saj janë ndarë paqësisht para disa muajsh pas shumë terapive në çift. Ndërkaq, me anë të një postimi në Instastory, Kelsea ka shprehur këto fjalë:

Miq, unë gjithmonë jam përpjekur të ndaj më të mirën time me ju kështu që dua të dëgjoni nga mua se unë jam duke u divorcuar. Ky vendim thellësisht i vështirë është rezultati i një udhëtimi plot dashuri, rritje, përpjekje që ka shkuar drejt fundit. Është e vështirë të gjej fjalët, por ndihem ekstremisht mirënjohëse për vitet e kaluara me Morgan dhe me shpresë për sezonet e ardhshme. 

Rikujtojmë, se këngëtarja, e cila paraqiti kërkesën për divorc nga Evans të premten, ka deklaruar se është përpjekur gjithmonë për më mirë.