Britney Spears është ribashkuar me djalin e saj, Jaden James Federline, pas një periudhe të gjatë ndarjeje, sipas burimeve ekskluzive për Page Six. Një burim ka treguar se ata po kalojnë shumë kohë së bashku, ndërsa një tjetër ka shtuar se 18-vjeçari ndodhet në Kaliforni, aty ku jeton edhe nëna e tij, pas zhvendosjes së vitit të kaluar në Hawaii së bashku me vëllain e tij, Sean Preston, dhe babain Kevin Federline.
Nuk është e qartë nëse Jaden po qëndron me Britney në shtëpinë e saj në Thousand Oaks, Kaliforni, por sipas burimeve, Preston vazhdon të jetojë në Hawaii. Burimi është shprehur se
Britney është shumë e lumtur që po ribashkohet me djalin e saj… Gjithçka po shkon në drejtimin e duhur.
Ky ribashkim vjen pas një periudhe të tensionuar familjare, që përfshinte një telefonatë për Ditën e Nënës nga Jaden dhe Preston në maj të këtij viti, një veprim që u komentua si një shenjë e mundësisë për një pajtim më të thellë. Avokati i Kevin Federline e përshkroi këtë si një hap pozitiv për marrëdhënien e djemve me nënën e tyre.
Jaden kishte folur për marrëdhënien me Britney në një intervistë të vitit të kaluar, duke thënë se besonte që gjithçka mund të rregullohej, por se do të kërkonte kohë dhe përpjekje. Ai gjithashtu kishte shprehur shqetësime për fotot e shpeshta nudo që Britney postonte në Instagram, duke thënë se kjo e bëntë atë të ndihej keq dhe se ndiente se nëna e tij nuk po tregonte të njëjtën dashuri dhe vëmendje për Prestonin.
Në përfundim të vitit 2023, Britney i dedikoi kujtimet e saj në librin “The Woman in Me” djemve të saj, duke i cilësuar ata si “dashuritë e jetës së saj”.