Beniada Nishani dhe Einxhel Shkira janë dy nga finalistet e ‘BBV1’ dhe dy nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience Beniada ka vazhduar karrierën e saj dhe Einxhel u bë nënë e një bebushi me emrin Trev.
Edhe pse tashmë banorët e “BBV2” janë në qendër të vëmendjes edhe ata të edicionit të parë nuk mbeten pas. Brenda shtëpisë së “BBV1”, Einxhel dhe Beniada ishin mikesha shumë të mira, por pas daljes marrëdhënia e tyre u prish dhe nuk kishin më komunikim me njëra-tjetrën. Gjithmonë të dyja vajzat janë pyetur lidhur me këtë temë dhe janë përgjigjur se nuk ka pasur një konfikt vetëm ngelje hatri. Ama duket se pas 1 viti vajzat janë pajtuar dhe janë rikthyer në shoqe të mira, kjo për shkak të një postimi në Instastory nga ana e Einxhel, ku ka postuar dhuratën që Beniada i ka bërë djalit të saj.
Tashmë të gjithë e dinë për shoqërinë e ngushtë që Beniada ka Jori Dellin, ish-banoren e “BBV2”, e cila u eleminua mbrëmjen e të martës. Gjatë periudhës kur Jori ishte pjesë e shtëpisë e shihnim se sa shumë e ka suportuar Beniada mikeshën e saj në rrjete sociale. E tashmë që Jori është jashtë shtëpisë të dyja vajzat janë takuar me njëra-tjetrën dhe kanë postuar disa foto, duke na treguar disa momente nga koha që kanë kaluar bashkë.