Celebrities Gossip

Pas shumë kohësh, Ledri Vula poston sërish foto krah…

Pas disa muajsh mungese nga jeta e vajzës së tij, Ledri Vula ka bërë një rikthim emocionues në jetën e Poin, të voglës që solli në jetë bashkë me Sara Hoxhën. Reperi i njohur dhe vajza e tij e ëmbël u bënë bashkë në një moment të ndjerë që e ndau me ndjekësit në Instagram.

Sara Hoxha, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale, shpesh ndan pamje nga përditshmëria e saj dhe e vajzës së vogël, Poit. Nga pushimet dhe çaste të veçanta, ajo e ka ndarë gjithmonë dashurinë dhe kujdesin që i jep vogëlushes së saj. Por, në periudhën e fundit, Ledri Vula ka qenë më pak i pranishëm në fotografitë dhe postimet që lidhen me Poin, duke ngjallur interesin e fansave për mungesën e tij.

Sot, Ledri ka ndarë një fotografi të veçantë në “Instastory” që tregon tregon një çast të thjeshtë dhe të ndjerë të jetës së përditshme të tyre. Pavarësisht angazhimeve të tij të shumta dhe orarit të ngarkuar, Ledri ka dëshmuar se lidhja me vajzën e tij është e fortë dhe e rëndësishme për të.

Nga ky moment kaq i ëmbël, lind pyetja se kush ia ka bërë këtë foto dyshes?! E nëse ka qenë Sara, ish-partnerja e tij, a mos ndoshta ka një shpresë për një rikthim të një prej çifteve më të dashura të showbiz-it…

Teksa ia lemë kohës të zbulojë se si do shkojë situata mes çiftit, për momentin të kuptojmë të gjithë se, përkundër orareve të ngarkuara dhe sfidave të jetës, lidhjet e ngushta me ata që duam duhet të jenë gjithmonë në qendër të jetës tonë.