Celebrities Showbiz

Pas Shqipërisë Dua Lipa niset në një tjetër destinacion pushimesh, këtë herë me partnerin e saj të ri!

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa javët e fundit ka shijuar pushimet në jug të Shqipërisë. Autorja e hitit “New Rules” ka ndarë postime të shumta nga bregdeti shqiptar, ndërsa tani i radhës është një tjetër destinacion.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

27-vjeçarja ka publikuar postime të reja në llogarinë e saj në Instagram ku ndiqet nga më shumë se 88 milionë ndjekës, duke treguar se pas Shqipërisë, radhën e ka Greqia. Këngëtarja ka zbuluar në në këto pushime po shoqërohet nga partneri i saj, regjisori francez Romain Gavaras. Në kolazhin e fotove, Dua shihet në veshje dhe bikini të ndryshme, teksa shijonte kohën me diell në një anije në mes të oqeanit bashkë me të dashurin e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Dua Lipa po përballet me një padi të re nga muzikanti Bosko Kante, i cili pretendon se ylli i muzikës pop dhe shtëpia e saj diskografike, Warner Music Group, nuk morën kurrë lejen e tij për të përfshirë regjistrimin e tij “Talk Box” në remikset e këngës së saj “Levitating”. Kante tha në padi se përdorimi i performancës së tij në tri remikse të këngës hit të Dua Lipa-s shkelte të drejtën e tij të autorit, duke përmendur një marrëveshje gojore që pjesa që Kante krijoi me pajisjen e tij elektronike të përdoret vetëm në regjistrimin origjinal të këngës.