Celebrities Showbiz

Pas shitjeve rekord në Mbretërinë e Bashkuar, libri i Princit Harry bëhet qendra e vëmendjes në rrjetet sociale!

Dyqani i librave ‘Wiltshire’ ka ngritur mjaft polemika dhe ka trazuar internetin me vitrinën kryesore të dyqanit të tyre duke grumbulluar mijëra ndjekës të mediave sociale gjatë publikimit të një fotoje mjaft virale tashmë. Shfaqja e biografisë së Princit Harry ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë kësaj jave dhe mesa duket stafi i ‘Bert’s Books’ në Swindon, shfaqi “Spare” pranë romanit “Si të vrasësh familjen tënde” të autores Bella Mackie, duke realizuar kështu diçka paksa ironike ndaj akuzave të tij kundër familjes mbretërore.

 

Libri mjaft i diskutuar i Harry-t doli në shitje në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar të martën, ku kishte me mijëra njerëz që qëndronin  në radhë gjatë natës për të marrë një kopje. ‘Bert’s Books’ ishte një nga vendet që u ofroi lexuesve të zjarrtë dhe fansave mbretërorë një shans për të blerë librin, duke postuar në Twitter:

Gjithsesi, ne kemi disa kopje rezervë të “Spare” nëse dëshironi një.

Krahas mesazhit ishte një foto e ekranit të dritares së saj, e cila tregon kopje të “Spare” pranë librit të Mackie. Përdoruesit e Twitter iu drejtuan seksionit të komenteve për të reaguar ndaj postimit, me përgjigjet duke përfshirë “kush do të padisë i pari, familja mbretërore apo zonja Mackie?”, të cilave personi që drejtonte llogarinë e librarisë sigurohej t’i përgjigjet me replika. Alex Call, pronari i ‘Bert’s Books’ tha se libri “How To Kill Your Family” ishte tashmë në vitrinën e tyre sepse ishte libri  më i shitur i 2022. Pastaj, kur e panë atje, menduan se do të ishte shumë qesharake ta vendosim pranë “Spare” dhe do të bënte disa njerëz të buzëqeshnin. Ai shtoi se ka patur pak interes nga njerëzit për të marrë librin, me disa që janë shitur.

Libri “Spare” ofron zbulime të fundit të bëra nga Harry dhe gruaja e tij Meghan, që kur ata u larguan nga detyrat mbretërore më 2020 dhe u transferuan në Kaliforni për të krijuar një jetë të re. Publikimi i librit pason dokumentarin e Netflix për Princin Harry. Familja mbretërore nuk ka komentuar lidhur me librin dhe nuk pritet që të bëjë një gjë të tillë. Sipas njoftimeve të fundit nga pallati mbretëror, Princi William thuhet se ndihet i shkatërruar nga pretendimet e bëra nga vëllai i tij më i vogël, Princi Harry në librin e tij më të ri të publikuar “Spare” dhe intervistat pasuese televizive gjatë kësaj jave.