Mesa duket kompanitë e mëdha të teknologjisë në mbarë botën po hasin probleme dhe janë duke gjetur zgjidhje që prekin direkt fuqinë punëtore. Së fundmi bëhet e ditur se edhe kompania e madhe Microsoft do të shkurtojë 650 vende pune konkretisht në departamentin e lojërave ‘Xbox’.
Sipas raporteve të shumta në media, kjo masë vjen pasi kompania e teknologjisë me bazë në SHBA synon të organizojë biznesin e saj për një “sukses afatgjatë”. Microsoft tha se punonjësit që largohen do të marrin “paketa të daljes” që përfshijnë shërbime të largimit nga puna, kujdes të zgjatur shëndetësor dhe shërbime të largimit.
Paketat do të ndryshojnë jashtë SHBA-së në bazë të vendndodhjes. Shefi i departamentit ‘Microsoft Gaming’, Phil Spencer, tha se do të ketë disa efekte për ekipet e tjera në kompani pasi “ato përshtaten me ndryshimin e prioriteteve dhe menaxhojnë ciklin e jetës dhe performancën e lojërave”.
Ky veprim shënon herën e tretë që kompania ‘Microsoft’ ka shkurtuar fuqinë punëtore në departamentin e lojërave pasi përfundoi një marrëveshje të blerjes prej 69 miliardë dollarësh të kompanisë së video-lojërave ‘Activision Blizzard’ në tetor të vitit 2023.