Një studim i fundit i realizuar nga Universiteti i Milanos, i prezantuar në Shoqërinë Evropiane të Kardiologjisë në Londër, tregon se organizmi fillon të ndikohet nga dieta brenda tre javësh.
Në këtë studim, 100 pjesëmarrës u ndanë në dy grupe. Një grup hëngri ushqime me yndyrna të ngopura ose të pangopura, ndërsa grupi tjetër u fokusua vetëm në ushqime të shëndetshme si peshku dhe arrat për 24 ditë. Në fund të periudhës, asnjë grup nuk kishte shtuar peshë, por rezultatet treguan ndarje të dukshme në shëndet.
Grupi që konsumoi ushqime me yndyrna të ngopura regjistroi një përkeqësim të dukshëm në parametrat shëndetësorë, duke përfshirë një rritje prej 20% të yndyrës në mëlçi, çka rrit rrezikun e diabetit të tipit 2. Po ashtu, niveli i kolesterolit në këtë grup u rrit me rreth 10%. EKG-të e tyre gjithashtu treguan një rritje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Ky studim vjen në përputhje me hulumtime të tjera që sugjerojnë se dieta ka një ndikim të menjëhershëm në shëndetin kardiovaskular. Ekspertët theksojnë rëndësinë e zgjedhjes së ushqimeve të shëndetshme për të parandaluar sëmundjet dhe për të përmirësuar mirëqenien.