Showbiz

Pas ribashkimit me Mozzik, Loredana tregon unazën e martesës

Ndarja e çiftit më të dashur të publikut, Mozzik dhe Loredana u komentua për një kohë shumë të gjatë, derisa ddisa dyshime dhe detaje provuan se ata janë rikthyer bashkë.

“Sa i përket ndarjes që ka ndodh më shumë e kanë bërë mediat, gazetat që kanë shkrujt. Kanë fol e shkrujt gjithçka. Mendoj se gjithçka që na ka mbajt bashkë është se kena jetu shumë sene bashkë”, -ka thënë Mozzik.

Dy reperët e njohur kanë zbuluar se tashmë janë bashkë, dhe nuk dimë të themi nëse ata janë martuar sërish pas ribashkimit apo jo.

Por së fundmi fansat kanë kapur një detaj shumë të bukur dhe bëhet fjalë për një unazë në gishtin e Loredanës.

Loredana e kishte vendosur në gishtin e martesës dhe dukej qartë që nuk ishte nga aksesorët e zakonshëm që vendos reperja. Ajo postoi një video në “Instastory” ku shihej në makinë duke pirë cigare, por gjithë vëmendjen e mori unaza e saj, të cilën nuk ia kishim parë më herët, një rreth i thjeshtë floriri.