E kë vajzë nuk do të bënte romantike një propozim i bukur për martesë?
Këngëtarja kosovare Fjolla Morina, e cila ka pak kohë që ka deklaruar lidhjen me partnerin Fisnik Syla, pak ditë më parë mori propozimin për martesë. Mesa duket ky hap e ka entuziasmuar shumë bukuroshen e cila ka dedikuar disa fjalë romantike për bashkëshortin e saj të ardhshëm.
“Thonë që në dashuri fiton kush ikën. Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet. Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar, por kur dashuria është e vërtetë atëhere ajo është në gjendje të superojë çdo vështirësi, çdo pengesë, sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëri-tjetrin. Të dua”, ka shkruar Fjolla.
Nuk na mbetët gjë tjetër veçse t’i urojmë Fjollës një jetë të lumtur dhe plot dashuri. Rikujtojmë që pak ditë më parë këngëtarja kosovare bëri bujë në media pasi u kap në pikën kufitare të Morinës me armë pa leje në bagazhin e makinës së saj, si dhe brenda në çantë.