Celebrities Gossip link in bio Showbiz

Pas propozimit në skenën e ”DWTS”, Fifit i ndodh e papritura dhe kërkon ndihmën e ndjekësve!

Javë e kaluar çifti i parë finalist në “Dancing With The Stars” u shpall Fifi me Gracianon. Bazuar në votat e jurisë dhe publikut këngëtarja shkoi automatikisht në finale. Ndërkaq, mbrëmjen e djeshme Fifi performoi një këngë live në gjysmëfinalen e “Dancing With The Stars”, por surpriza e madhe erdhi në fund të performancës. Partneri i saj, Adis Patushi, u shfaq papritur në skenë me një unazë në dorë. Adisi mes lotësh pyeti Fifin:

Je shumë e bukur, a do të martohesh me mua?

Përgjigja e Fifit ishte padyshim “Po!”. Ndërkohë pak pas përfundimit të spektaklit, artistja ka njoftuar në Instagram një lajm aspak të këndshëm për të ku ka kërkuar ndihmën e ndjekësve të saj për të gjetur qenushin që i ka humbur. Fifi ka shkruar:

Të dashur miq të Instagramit, më duhet ndihma juaj! Sot rreth orës 20:00 tek Medreseja/Farmacia 10, gjate kohës kur kemi qenë në spektakël, qenushja ime ka dalur nga shtëpia dhe ka humbur. Goca ime e ka emrin Beba dhe raca është Maltese mixed me Yorkshire. Ju lutem kushdo që mund ta keni parë diku në rrugë ose nëse e keni gjetur, më lajmëroni!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)