Para pak ditësh, këngëtarja shumë e njohur Selena Gomez publikoi një foto ku shfaqej krejtësisht ndryshe.
Ajo vendosi t’i rikthehej sërish flokut biond dhe mendimi i parë që na erdhi ndër mendje ishte nëse ky veprim është një formë ‘dissi’ kundrejt bashkëshortes së Justin Bieber, Hailey Bieber.
Deri në këtë pikë, Hailey ka eksperimentuar shumë me nuancat e ngjyrës bionde, por mesa duket postimi i Selenës i ka trazuar mendjen përsëri, pasi modelja bukuroshe ka ardhur me një pamje krejt të re.
Në xhirimet e saj për Vogue Paris, ajo shfaqej me një bob-biond, strukturë të butë, i kuruar në detaj me një prerje të mprehtë.
Një ‘look’ i tillë, u shoqërua me stilimin e inspiruar nga vitet ’80, çizme të gjata deri në kofshë dhe një pulovër me stampim zebre. Një grim të mahnitshëm me tone që shkëlqenin në ngjyrë hiri, vetullat e errëta, peneli i stilit rok dhe buzë të kuqe.
Vështirë të besohet se një veprim i tillë ishte thjesht një rastësi. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim e të shohim nëse Selena do të bëjë ndonjë reagim.